Ky është lojtari i radhës që largohet nga Reali

Futboll

Ky është lojtari i radhës që largohet nga Reali

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Real Madridi e ka konfirmuar se Mariano Diaz do të largohet nga klubi si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Kontrata e Diaz nuk do të rinovohet, dhe sulmuesi largohet nga Reali pas pesë viteve në akademi dhe gjashtë sezoneve si profesionist.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë tonë për Mariano, i cili ishte me akademinë tonë të rinjve nga viti 2011 në 2016 dhe në ekipin e parë për gjashtë sezone.

Real Madridi i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mirë në të ardhmen”, shkruhej në komunikatën e Real Madridit.

Diaz ka fituar gjithsej 13 tituj me Real Madridin: Dy Liga të Kampionëve, tri Kupa të Botës për klube, dy Super Kupa Evropiane, tre La Liga, një Kupë të Mbretit dhe dy Super Kupa të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat