Titullari i sulmit qëndron edhe një vit në Korçë

Futboll

Titullari i sulmit qëndron edhe një vit në Korçë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:13
Skënderbeu

Skënderbeu kompleton një tjetër pjesë të rëndësishme të skuadrës në repartin ofensiv.

Gresild Lika ka gjetur akordin me presidentin Ardjan Takaj për të vijuar edhe një sezon me klubin korçar. Dje palët janë takuar, duke mbyllur marrëveshjen.

Kështu, pas mesfushorit Dean Liço, që ka konfirmuar rinovimin me Skënderbeun edhe për dy vite, i radhës nga titullarët që bie dakord për të qëndruar është tiranasi Lika.

Ky i fundit ka qenë një ndër prioritetet e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, i cili ka kërkuar nga klubi mbylljen e rinovimeve me lojtarët që ai i konsideron kyç për sezonin e ri.

Pjesë e boshtit të ekipit bënte pjesë edhe Lika, ndaj edhe për këtë Takaj ka kërkuar që të nxitojë për ta mbajtur në ekip edhe për një tjetër sezon sulmuesin anësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat