Presidenti i Interit: Paratë nuk fitojnë gjithmonë

Futboll

Presidenti i Interit: Paratë nuk fitojnë gjithmonë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 00:06
Steven Zhang

Së bashku me skuadrën e Inter, në Stamboll në pritje të finales së madhe të Champions League është dhe presidenti i “zikaltërve” të Milanos, Steven Zhang, i cili ditën e sotme ka bërë një koment të shkurtër në prag të përballjes së nesërme.

Presidenti Zhang fillimisht tha se ka ëndërruar për një moment të tillë në skuadrën “zikaltër” e më pas “thumboi” dhe kundërshtarët e City, teksa tha se futbolli është emocionues sepse paratë nuk fitojnë gjithmonë.

“Sinqerisht, kam ëndërruar për këtë moment.

Duke kuptuar ndryshimin midis ligave, e dija se ky objektiv do të ishte i vështirë për t’u arritur. Por futbolli është emocionues sepse paratë nuk fitojnë gjithmonë.

Ato mund të zëvendësohen nga idetë, pasioni dhe serioziteti. Shpresojmë që nesër të jetë kështu.

Unë e respektoj Manchester City-n. Është një ekip i madh. Por unë mendoj se ne kemi cilësi që do t’i lejojnë ata të rezistojnë. Unë kam menduar shumë herë se si do të ishte fitimi i Champions League. Edhe thjesht të ëndërroja dukej e pamundur, por tani jemi në finale dhe do të mundohemi.

Ne jemi një. Siç tha Inzaghi, ne nuk kemi frikë. Jemi të emocionuar që mund të luajmë këtë lojë. Ne besojmë”,- u shpreh Presidenti Zhang në një intervistë ekskluzive për prestigjiozen italiane, “Gazzeta dello Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat