Milani ja beson numrin 10 yllit portugez

Futboll

Milani ja beson numrin 10 yllit portugez

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:26
Rafael Leao

Milani ja beson numrin 10 yllit portugez!

Kthimi i Brahim Diaz te Real Madrid do të lironte numrin 10 te Milani. Këtë numër do ta marri Rafael Leao, raporton Sky Sports Italia këtë të shtunë.

I lidhur me numrin e tij të famshëm 17 që nga ardhja e tij në Lombardi katër sezone më parë, portugezi do të pasojë lavditë e mëparshme të klubit si Clarence Seedorf, Rui Costa apo Roberto Baggio.

Një shenjë e re besimi nga Milan ndaj lojtarit të tij, që zgjati kontratën deri në vitin 2028 në fillim të muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat