Muslija s’e harron vesin e vjetër, i dhuron avantazhin Paderbornit

Futboll

Muslija s’e harron vesin e vjetër, i dhuron avantazhin Paderbornit

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 14:21
Muslija

Florent Muslija ka realizuar golin e parë në sezonin e ri me Paderbornin, skuadër që do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit gjerman.

Mesfushori i avancuar i Kosovës (13 ndeshje dhe 1 gol me dardanët) shënoi në minutën e pestë në transfertën ndaj Dusseldorfit.

25-vjeçari mori një asist nga krahu i djathtë i sulmit dhe goditi menjëherë, duke dërguar topin në rrjetë.

Paderborni e ka mbyllur në avantazh 0-1 pjesën e parë falë realizimit të futbollistit shqiptar.

Skuadra ka grumbulluar vetëm një pikë në dy takimet e para dhe është në kërkim të suksesit të parë në Bundesliga 2.

Muslija ka filluar sezonin e tretë me Paderbornin. Edicionin e fundit e mbylli me 10 gola në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat