Batatina tregon si e mposhti Fushë Kosovën me rikthim

Futboll

Batatina tregon si e mposhti Fushë Kosovën me rikthim

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 18:50
Batatina

Llapi ka marrë edhe fitoren e dytë në kampionat dhe të dytën radhazi pasi ka mposhtur Fushë Kosovën në udhëtim 1-2.

Ilir Blakçori dhe Muhamet Hyseni kanë qenë vendimtar me golat e tyre në fitoren e llapjanëve në udhëtim te Fushë Kosova.

Tahir Batatina ka mbetur shumë i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij dhe karakterin që treguan përkundër që ishin në disavantazh nga pjesa e parë.

“Jam i kënaqur me karakterin e lojtarëve.

Kur një skuadër kthen rezultatin, tregon për karakterin që ka. Fushë-Kosova ka qenë e motivuar ndaj Llapit.

Ka dhënë maksimumin ashtu siç kemi bërë ne. Duhet të ketë kujdes ndaj këtyre skuadrave. Ia dolëm me sukses ta kthejmë rezultatin.

Në pjesën e dytë ndryshova taktikish. Angazhova lojtarë të rinj. Ndryshova skemën e lojës që të sulmojmë nga të dyja krahët.

E rëndësishme ishte që finalizuam herët në pjesën e dytë e pastaj edhe shënuam edhe golin e dytë”, ka thënë Batatina për “Art Motion”.

Tutje Batatina tha se skuadra e tij ende është në komponim e sipër dhe më e mira ka për të ardhur.

“Kemi sjellë shumë lojtar dhe sigurisht që duhet ende kohë për t’u komponuar.

Kemi sjellë lojtar cilësor në skuadër dhe sigurisht duan kohën e tyre.

Më gëzon që kam lojtar të tillë në dispozicion. Para ndeshjes u thash që është kënaqësi të jem para jush si trajner”.

“Në këtë kampionat ka ekipe cilësore dhe aty janë Ballkani, Drita e po ashtu edhe Prishtina ka skuadër cilësore. Mbetet të shkojmë ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat