Dinamo Zagrebit kundër Ballkanit, flet Kujtim Shala

Futboll

Dinamo Zagrebit kundër Ballkanit, flet Kujtim Shala

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 shtator 2023 Në ora: 19:03
Kujtim Shala

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ish lojtar i Lirisë, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, pastaj ka luajtur në elitën franceze dhe gjermane, ish anëtar i kombëtares së Kroacisë, i vjen shumë mirë që do të ballafaqohet Ballkani dhe Dinamo.

Shala ka kujtime të paharrueshme si futbollist në vitin 1989 – 1991 në Dinamon e madhe dhe mezi pret ta shoh përballjen me kampionin e Kosovës, në kuadër të Grupit C të Conference League.

Dinamo e Zagrebit pas 35 viteve në Prishtinë, si e sheh ndeshjen me Ballkanin, si legjendë e klubit kroat?

“Gjithçka është e mundshme.

Ballkani është në formë të mirë, por nuk duhet harruar se ballafaqohet me një ekip gjigand.

Shpresojmë të shohim një ndeshje të bukur!”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Shala është si mbret në Zagreb dhe më i pëlqyeri nga tifozët dinamovit, “Bad Blue Boys - BBB”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat