Gazetari nga Polonia impresionohet: Shumëzojeni me 10 zhurmën që kishim në Chisinau

Futboll

Gazetari nga Polonia impresionohet: Shumëzojeni me 10 zhurmën që kishim në Chisinau

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:59
Stadiumi Air Albania

Gazetari polak, Jacek Kurowski, është thjesht i impresionuar nga atmosfera që mbizotëron në Shqipëri para ndeshjes me Poloninë.

Në fakt, polakët u impresionuan nga stadiumi në Chisinau, atje ku Moldavia, me një stadium të tejmbushur, përmbysi Poloninë.

Por sipas Kuroëski, ajo transfertë, është “fushë me lule” para Air Albania.

“Është ferr në stadiumin Air Albania. Unë isha atje, e pashë.

Këtu, tribuna do të mbajë ndezur lojtarët që në minutën e parë. Kjo është zhurmë e koordinuar.

Zhurma grumbullohet në fushë dhe në shtyp, në terren.

Krahasuar me Chisinaou, ovacioni këtu duhet të shumëzohet me 10. Për dikë me nerva më të dobët, ky mund të jetë një problem i madh”, tha Kurwëski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat