Barazim në derbin e Andaluzisë, perla e Rakitiç shpëton Sevillan

Futboll

Barazim në derbin e Andaluzisë, perla e Rakitiç shpëton Sevillan

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 21:46
Sevilla

Eurogoli i Ivan Rakitiç eviton humbjen e Sevillas në derbin e Andaluzisë. 1-1 përfundoi përballja e zjarrtë me Real Betis.

Skuadra e Pellegrinit shënoi pas çerek ore lojë me Hector Bellerin, por VAR-i e anuloi. Betis nuk u ndal dhe gjeti golin e rregullt në minutën e 73’.

Ayoze Perez përfitoi nga largimi i pasaktë i topit nga portieri Marko Dmitrovic, dhe ndezi festën e Real Betis.

Dy atake kardiake, me Real Zaragoza dhe Blau Weiss Linz/ Sinjalet që Dwamena duhej ta kishte mbyllur me futbollin

Por, Sevilla reagoi shpejt dhe riktheu baraspeshën pas shtatë minutash. Kroati Rakitiç tundi rrjetën kundërshtare me një goditje fantastike me të djathtën.

Derbi nuk prodhoi më gola dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Betis mban pozitën numër shtatë në renditje, teksa Sevilla renditet 6 pozicione më poshtë se rivalët e përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat