Ish - trajneri i Chelseat refuzon në mënyrë kategorike

Futboll

Ish - trajneri i Chelseat refuzon në mënyrë kategorike

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:48
Pamje nga një ndehsje

Ish - trajneri i Chelseat refuzon në mënyrë kategorike!

Kombëtarja e Suedisë është vendosur në kërkim të një trajneri pasi mbylli marrëveshjen me Janne Anderson që qëndronte në krye të nordikëve prej shtatë vitesh. I preferuari i Federatës së Suedisë ishte Graham Potter, ishi i Chelseat dhe Brighton.

Megjithatë, menaxheri britanik e ka refuzuar propozimin e kombëtares suedeze me pretendimin se kërkon të trajnojë një klub dhe të qëndrojë më shumë në kontakt me profesionin e tij duke ditur që puna e një trajneri kombëtareje nuk është e përditshme.

Preferenca e Potter është të qëndrojë pjesë e kampionatit anglez duke synuar edhe stolin e Manchester United në rast shkarkimi të Erik ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat