Tottenham rinovon kontratën me portierin anglez

Futboll

Tottenham rinovon kontratën me portierin anglez

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 13:42
Fraser Gerard Forster

Përmes kanaleve zyrtare të klubit, Tottenham ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me portierin Fraser Gerard Forster.

35-vjeçari anglez ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2025, duke e zgjatur qëndrimin e tij në klubin anglez me një vit.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Fraser Forster ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2025.

Duke ardhur nga Southampton në korrik 2022, portieri me përvojë bëri debutimin e tij në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Nottingham Forest në nëntor 2022 dhe duke bërë paraqitjen e tij të parë në Premier League për klubin muajin e ardhshëm kundër Brentford”, shkruante klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat