Ish-lojtari i Juventusit mbetet pas hekurave

Futboll

Ish-lojtari i Juventusit mbetet pas hekurave

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:04
Dani Alves

5 shkurt 2024, kjo është data e vendosur për gjyqin e Dani Alves. Ish-mbrojtësi brazilian, me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit, akuzohet për përdhunimin e një vajzë 23-vjeçare, 30 dhjetorin e kaluar.

Për pasojë, prej mesit të janarit 2023 ndodhet i izoluar në burg, në Barcelonë.

Ndërkohë që ish-lojtari i Juventusit mbetet pas hekurave, partnerja e tij Joana Sanz përpiqet të rindërtojë jetën e saj jashtë.

Në postimet në Instagram, modelja spanjolle iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të saj. Ndër këto, edhe një për jetën e saj seksuale: “Sa kohë keni pa bërë pa seks?” Përgjigja është elokuente: “Më pak nga sa mendoni ju”.

Përveç çështjes së Dani Alves, partnerit të saj, me të cilin e frenoi divorcin pas asaj që ndodhi fundvitin e kaluar, Joana Sanz është përballur edhe me vdekjen e nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat