Furia Salernitana: Ndihemi të penalizuar

Futboll

Furia Salernitana: Ndihemi të penalizuar

Më: 7 janar 2024 Në ora: 22:26
Pamje nga ndeshja

Salernitana u mposht 1:2 nga Juventusi, duke humbur në minutat e fundit për shkak të golit të Vlahovic, pasi pjesën e dytë e kaloi në inferioritet numerik për shkak të përjashtimit të Maggiore.

Drejtimi i ndeshjes nga gjyqtari Guida nuk shkoi mirë për vendasit dhe nëse trajneri Pippo Inzaghi nuk foli pas ndeshjes, drejtori ekzekutiv Maurizio Milan u kujdes për të mbrojtur skuadrën:

"Ne jemi të kënaqur me performancën dhe Inzaghi është shumë i zemëruar”.

“I zemëruar për disa episode arbitrare shumë të dyshimta.

Për përjashtimin e Maggiore-s, ka pasur një faull të bujshme më parë, mungon përjashtimi i Gattit.

Ne ndihemi shumë të penalizuar dhe jemi të mërzitur si publiku ynë. Do të kërkojmë shpjegime në tavolinat e duhura”.

“Tani duhet të lëmë zemërimin dhe hidhërimin mënjanë dhe të qetësohemi - vazhdoi Milani për DAZN -. Do të marrim kohën tonë, është hera e parë që trajneri nuk është paraqitur për të komentuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat