Hermoso për trajnerin e kombëtares: Na detyronte të flinim me dyer hapur

Futboll

Hermoso për trajnerin e kombëtares: Na detyronte të flinim me dyer hapur

Më: 12 janar 2024 Në ora: 14:47
Xheni Hermoso - majtas

Xheni Hermoso, lojtarja e cila u puth në buzë nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit pas triumfit në finales e Kupës së Botës, tregon të tjera situata shqetësuese rreth atij ambienti.

Konkretisht Hermoso zbuloi se kishte diçka që nuk shkonte edhe me ish-komisarin teknik të Spanjës, Horge Vilda. “Kur shkonim për të fjetur duhet që të linim dyert hapur.

Ai na thoshte se nuk kishte mundësi që të fliste me ne gjatë ditës pasi kishte shumë punë dhe se vetëm natën mund të vinte të na takonte për të biseduar”, tregoi për emisionin “Planeta Calleja”, futbollistja e Atletikos së Madridit.

“Sa herë që dilnim për të bërë shoping, ai na priste në kthim dhe na kontrollonte çfarë kishim blerë”, tregon Hermoso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat