​Gazetari kolumbian e nxit sulmuesin e Aston Villas t’i bashkohet Milanit

Futboll

​Gazetari kolumbian e nxit sulmuesin e Aston Villas t’i bashkohet Milanit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Gazetari kolumbian, Pipe Sierra ndjen se sulmuesi i Aston Villas, Jhon Duran duhet me çdo kusht që t’i bashkohet Milanit.

Duran, 20 vjeçar, ka qenë i lidhur me një lëvizje në “San Siro” në merkaton dimërore, por së fundmi ka thënë se është i fokusuar vetëm te Aston Villa.

Gazetari kolumbian, Sierra, njëri nga gazetarët më të besueshëm të vendit, ka folur për “TMW” për interesimin e “Rossonerëve” në bashkëkombësin e tij.

A do të ishte Duran një profil i përshtatshëm për muajin janar ose për fundin e këtij sezoni?

“Absolutisht, unë mendoj se Jhon është perfekt për Milanin dhe do të përshtatej me një klub kaq të madh. Ai është i fortë, i shpejtë dhe një luftëtar i vërtetë”, tha Sierra.

“Ai është një sulmues, por jo një qendërsulmues klasik. Ai e mban topin shumë mirë, është i shpejtë, dhe mundet ta rrisë shpejtësinë pa problem. Ai është i ri, por veçse është i pjekur për moshën e tij”, tha më tej Sierra.

Duran ka shënuar katër gola në 23 paraqitje me Aston Villan këtë sezon. Ai iu bashkua skuadrës së Premier Ligës në një marrëveshje 16.6 milionë euro nga Chicago Fire FC në muajin janar të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat