Milan arrin marrëveshjen me trajnerin e madh

Futboll

Milan arrin marrëveshjen me trajnerin e madh

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:47
Zlatan Ibrahimoviç

Antonio Conte duket se do të jetë trajneri i ardhshëm i Milan-it.

Trajneri italian ka qenë pa punë që nga shkarkimi nga Tottenham marsin e kaluar.

Trajneri aktual i kuqezinjve, Stefano Pioli i udhëhoqi ata drejt titullit të Serie A në 2022, por skuadra e tij është e treta dhe shumë larg kreut këtë sezon. Pioli po përballet me shkarkimin dhe Milani po përgatit Conten si zëvendësues të tij, sipas Football Italia.

Raporti pretendon se gjigantët e Serisë A kanë arritur marrëveshjen me ish-trajnerin e Interit.

Football Italia shton se ai ka zhvilluar bisedime me Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka një rol si këshilltar te Milani.

Conte ishte i lidhur me Napolin, por thuhet se refuzoi mundësinë pasi donte një pushim më të gjatë për të kaluar kohë me familjen e tij.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të pranojë një projekt në gjysmë të sezonit – pasi u pendua që e bëri këtë kur mori Spurs në nëntor 2021.

Conte drejtoi rivalët e Milanit, Interin, nga viti 2019 deri në vitin 2021, por lidhja e tij me zikaltrit nuk mendohet se do të ndikojë te vendimi i tij për t’u bashkuar me kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat