Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut (SAFA), ka deklaruar se do të marrë masa kundër ekipeve Royal AM dhe Lindelani Ladies.
Kjo pasi dy skuadrat u përfshinë në një përleshje të dhunshme gjatë një ndeshjeje të Superligës Hollyëoodbets në stadiumin Princess Magogo të dielën.
Nga Shoqata e Futbollit të Afrikës thanë se janë të zhgënjyer nga skenat e shëmtuara, kur dy skuadrat shkëmbenin goditje fizike në një ndeshje që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.
Përleshja e dhunshme rezultoi në dhënien e pesë kartonave të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
“Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut është e zhgënjyer nga dhuna e shfaqur nga lojtarët gjatë ndeshjes së Superligës së Hollyëoodbets midis Royal AM dhe Lindelani Ladies në stadiumin Princess Magogo, në KwaMashu”, tha organizata.
Women Football Players today in SA League on National TV. South African women hate each other 😭😭😭🤣🤣🤣🤣 pic.twitter.com/byyJOFcE2e
— Mlungisi Ntshangase (@Mlu__N7) April 21, 2024