Kylian Mbappe blenë shtëpinë e legjendës së Realit, Gareth Bale

Futboll

Kylian Mbappe blenë shtëpinë e legjendës së Realit, Gareth Bale

Më: 28 maj 2024 Në ora: 00:13
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka blerë shtëpinë e Gareth Bale në Madrid, sipas Stephane Bianchi të Le Parisien.

Prona është një vilë në La Finca, një zonë luksoze e qytetit e cila është gjithashtu lagja më e sigurt e Madridit.

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Raul gjithashtu jetuan në atë zonë gjatë kohës së tyre te Real Madridi.

Bale ishte pjesë e bardhezinjve nga viti 2013 deri në vitin 2022.

Sa i përket Mbappes, francezi do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat