Thuram: Tani 75 mijë tifozë brohorasin emrin tim

Futboll

Thuram: Tani 75 mijë tifozë brohorasin emrin tim

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:42
Marcus Thuram

Marcus Thuram shkëlqeu në sezonin e parë me Interin. Sulmuesi francez u përshtat menjëherë me futbollin italian dhe mekanizmat e skuadrës së Simone Inzaghit.

26-vjeçari ka lindur në Parma, gjatë periudhës kur babai i tij, i mirënjohuri Lilian Thuram, ishte pjesë e Parmës së mrekullueshme bashkë me emra si Buffon, Cannavaro, Veron apo Crespo.

13 gola shënoi Thuram në Serie A, teksa po kaq herë dhuroi pasime vendimtare për shokët e skuadrës. Duke qenë një nga protagonistët e mëdhenj të titullit të 20-të në histori.

“Më parë njihesha si djali i Lilian Thuram, sot jam Marcus Thuram. Pa i hequr asgjë dhe asnjë meritë babait tim, i cili ka luajtur 142 ndeshje me kombëtaren e Francës.

U përshtata shumë shpejt në Itali me tifozët e Interit. Të dëgjosh 75 mijë tifozë duke brohoritur emrin tënd është një ndjesi dehëse, magjike…

Dhe kur e do atë që bën dhe ke një pasion të madh si i imi, nuk mund të mos e vlerësosh një gjë të tillë.

Nuk i vë kufij vetes pas një sezoni si ky. Po kaloj periudhën më të mirë të karrierës sime. Kam treguar se di të përmirësohem vit pas viti, nga pikëpamja taktike, e lojës dhe ajo statistikore.

Tani dua të bëj diferencën edhe në ndeshjet e mëdha me Francën. Jam një tip konkurrues, dua të bëhem një nga futbollistët më të kompletuar në botë.

Objektivi im është të arrij shifrën 20 gola dhe 20 asistime gjatë sezonin të ardhshëm”, deklaroi kampioni i Italisë me ngjyrat zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat