Dy ditë më parë Shqipëria e nisi kampanjën e tyre të Kampionatit Evropian 2024, ku përballë kishin Italinë. Kuqezinjtë pësuan me rezultat 2-1 në ndeshjen e cila u zhvillua në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen krahas rezultatit të ndeshjes, ishte shmangia që bëri Elseid Hysaj ndaj goditjes së Nicolo Barellas. Barella shënoi në minutën e 16-të për të rikthyer epërsinë 2-1 në të mirë të Italisë, aksion në të cilin Hysaj uli kokën duke bërë që goditja e italianit të përfundonte në portë.
Pas kësaj “zhurme” ka reaguar futbollisti shqiptar, i cili i kërkoi falje tifozëve duke thënë se veprimi i tij erdhi si pasojë e instiktit.
E profesori, Bylbyl Sokoli për kërkim faljen e Elseid Hysaj ka thënë se ka qenë reagim korrekt dhe përshkrimi i tij në reagim ka qenë tejet i sinqertë.
“Reagimi është shumë korrekt. Përshkrimi është I sinqertë. Si trajner nga këndvështrimi, e shoh si lëvizje normale instiktive. Pasi që mbrapa është portieri dhe mundet me reagu”, deklaroi Sokoli.