Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri

Futboll

Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 21:08
Pogradeci

Lajme pozitive nga kampi pogradecar, ekipi liqenor, i cili në edicionin e kaluar siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, tashmë është bërë me presidenti të ri.  

Bëhet me dije se Bashkia e Pogradecit hodhi në ankand për shitjen e aksioneve të klubit, teksa pati vetëm një ofertë të paraqitur dhe ajo ishte e presidentit të “Arlis Construction”, Armand Lilo. 

Tashmë procedura është mbyllur është bërë vlerësimi i ofertës dhe Lilo zyrtarisht është presidenti i ri i Pogradeci. 

Me emërimin e presidentit të ri, objektivat e Pogradecit këtë sezon pritet të jenë madhore.

Sipas informacioneve që vijnë nga kampi liqenor është rikonfirmuar në krye të pankinës shkodrani Samuel Nikaj edhe për 1 sezon, ndërsa nuk ka të dhëna se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër drejtuese të klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat