Pritje spektakolare nga tifozët bardhezinj

Futboll

Pritje spektakolare nga tifozët bardhezinj

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 11:23
Kephren Thuram

Pas Douglas Luiz, Juventus siguron edhe Kephren Thuram nga Nice.

Mesfushori mbërriti në Torino mëngjesin e së martës për të kryer vizitat mjekësore. 23-vjeçari u prit nga një numër i lartë i tifozëve të Juventus që e aprovojnë kështu këtë investim të klubit.

Mesfushori ishte i shoqëruar nga babai i tij, Lillian, një ish-lojtar i Juventusit.

Ky transferim i kushtoi Juventusit në total 25 milionë euro, teksa lojtari me të kaluar vizitat mjekësore do të firmosë kontratën pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Sakaq, te Juventus përgatiten për të nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri me trajnerin Thiago Motta që do të grumbullojë skuadrën më datë 10 korrik, teksa nga data 20 korrik, skuadra do të “spostohet” në Gjermani ku do të zhvillohet edhe një miqësore me Nurembergun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat