Heshtje e madhe e ka kapluar klubin e GFK Kumanova.
Në faqen e tyre zyrtare në Facebook nga 30 maji nuk ka asnjë postim dhe asnjë lajm.
Postimi i tyre i fundit ka qenë urimi për Pcinja në Ligën e Tretë, pikërisht më 30 maj 2024. Tashmë kur skuadra të Ligës së Tretë-Veri kanë nisur me përgatitje për edicionin e ri, te GFK Kumanovo nuk ka asnjë fotografi të publikuar nëse i kanë nisur stërivitjet.
Mesiguri se humbja në barazh për në Ligën e dytë nga Pobeda e Prilepit ishte zhgënjyese, pasi që pritshmëritë ishin të mëdha, por ata u mundën me rezultat 2-1 në stadiumin e Makedonija në Gjorce Petrov.
Nga GFK Kumanova kanë ndodhur largime të shumta, lojtarë titullar që sezonin e shkuar e bënë kampion të Ligës së Tretë-Veri si: Besim Mustafi, Rinor Iseni, Dario Desnic, Dimov e të tjerë, por për prurje të reja nuk ka njoftime.
Gjithsesi në ditët në vijim presim ndonjë informacion nga GFK Kumanova.