Trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka folur fjalë të mëdha për paraqitjen e Edon Zhegrovës (2:0) ndaj Slavia Pragë, ku ylli ynë shënoi edhe një gol.
“Unë e pëlqeva shumë paraqitjen e Edonit. Sigurisht, sepse ai shënoi dhe është gjithmonë e rëndësishme që një sulmues të jetë vendimtar por, mbi të gjitha, besoj se atij iu shpërblye angazhimi”., tha trajneri.
“Ai dha kontributin e tij në fazën e sulmit e po ashtu edhe të mbrojtjes.
Këto janë dy pozicionet në të cilat ai punoi gjatë gjithë kohës me kërkesën time. E përgëzova për angazhimin në fund të ndeshjes.
Angazhimi i tij u shpërblye me një gol të shkëlqyer. Ai luajti një ndeshje mjaft të kompletuar”, ka thënë Genesio pas ndeshjes.