Formacioni i mundshëm i Rumanisë

Futboll

Formacioni i mundshëm i Rumanisë

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 19:29
Edi Iordănescu

Kombëtarja e Kosovës do të nis të premten një kampanjë të re, atë të Ligës së Kombeve, edicioni 2024/25.

Me në krye Franco Fodën, “Dardanët” do të kenë përballë dy sfida, së pari me Rumaninë e pastaj edhe me Qipron.

Te Rumania kanë ndodhur ndryshime gjatë kohëve të fundit – edhe pas një suksesi historik në “EURO 2024” – duke ndryshuar trajnerin dhe duke ftuar lojtarë që i mungonin tash e një kohë kësaj kombëtareje.

Trajnerin Edi Iordănescu e zëvendësoi Mircea Lucescu (79-vjeçar), i cili u rikthye për periudhën e tij të dytë te Rumania – e para qe në vitet 1981 – 1986.

Formacioni i plotë:

Rumania: Târnovanu (GK) – Rațiu, Drăgușin, Burcă, Bancu – M. Marin – D. Man, Stanciu (C), R. Marin, Mihăilă – Drăguș

Ndeshja do të luhet të premten më 6 shtator në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat