Gerard Pique i vari këpucët e tij të futbollit dy vite më parë me Barcelonën.
Mbrojtësi fitoi gjithçka që mundi të fitonte me Spanjën dhe Barcelonën.
Në karrierën e tij profesionale, Pique ka fituar mbi 200 milionë euro nga futbolli.
Në një intervistë për mediat spanjolle, ai i ka shokuar të gjithë dhe ka treguar se nuk e pëlqen fare këtë sport.
“Njerëzit mendojnë se është bukur të jesh futbollist, por ndonjëherë nuk të pëlqen.
Duhet të mendosh se çfarë të përfshin”, tha Pique dhe vazhdoi me një ton mjaft “kontrovers”.
“Duhet të zgjoheni në nëntë ose dhjetë të mëngjesit dhe më pas të vishni pantallona të shkurtra dhe të praktikoni taktika dhe strategji. Kur kalon 20 vite, nuk ke më asnjë dëshirë për të vazhduar që të luash”, tha Pique.