Kristian Shpendi është rikthyer te goli në Serinë B me Çezenën.
Sulmuesi shqiptar, i cili në duelin e kaluar ndaj Specias, mungoi për shkak dëmtimi, mbrëmjen e sotme ndaj Modenës arriti të shndërrohej në protagonist.
Miqtë gjetën të parët golin me Mendes, në minutën e 28-të.
Gjithsesi Çezena arriti të reagonte mjaft mirë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Fillimisht Bastoni në minutën e 39-të vendsi baraspeshën, ndërsa Shpendi në minutën 45+1, shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 2 me 1.
Për sulmuesin 21-vjeçar ky ishte goli i tretë në 4 ndeshje me fanellën bardhezi në këtë edicion të Serisë B.