Superylli i Real Madrid dhe Francës, Kylian Mbappe, ka marrë mbështetjen e shokut të tij të skuadrës në kombëtare Ibrahima Konate.
Mbrojtësi i Liverpool shprehu shqetësimin për situatën e sulmuesit.
Konate i doli në mbrojtje Mbappe në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Francës në Nations League kundër Izraelit. Ai pohoi se vëmendja e madhe rreth ish-yllit të Paris Saint-Germain do të dëmtonte çdo lojtar.
“Ndonjëherë e vendos veten në vendin e tij dhe nëse do të kisha gjithë këtë zhurmë rreth meje, nuk e di nëse do ta kisha përballuar”, tha Konate.
“Ai ia doli dhe vazhdon ta bëjë. Mund të ketë një rëndim psikologjik, nuk e kam idenë, por do të doja ta diskutoja me të. Por duhet ta vendosësh veten në vendin e tij.
“Ai nuk ka një jetë! Dhe duhet të jetë e vështirë për të”, shtoi ai.
Kylian Mbappe iu bashkua Real Madridit nga Paris Saint-Germain me kosto zero në merkaton e verës, gjë që hidhëroi tifozët francezë të futbollit.
Në ndeshjen e fundit të Real Madrid-it në Champions League kundër Lille, u fërshëllye nga tifozët francezë.
Konate shprehu befasinë e tij për mënyrën si u prit nga tifozët e Lille, duke e krahasuar pritjen e tij në kthimin e tij në Francë me atë të Mbappe.
“Nuk e kuptoj pse Mbappe u fërshëllye në Lille. Kur luajta kundër Toulouse me Liverpool në Europa League sezonin e kaluar, ata më dhanë një mirëseardhje të jashtëzakonshme.
“Lojtarët e Liverpool menduan se unë kisha luajtur me Toulouse në karrierën time. Mendoj se ai e ka harruar atë moment, por nuk duhet të ketë qenë një moment i lehtë për t’u përjetuar”.
Kylian Mbappe do të qëndrojë në Spanjë gjatë ndeshjeve të kombëtareve për të vazhduar rehabilitimin e tij pas dëmtimit.