E riktheu në fushë pas tre muajsh

Futboll

E riktheu në fushë pas tre muajsh

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 17:48
Hzsaj e Baroni

Lacio eleminoi dje Napolin nga Kupa e Italisë duke e mposhtur me rezultatin 3:1. Elseid Hysaj u grumbullua pas shumë ndeshjesh për sfidën në fjalë, për më tepër dhe u aktivizua nga minuta e parë.

Hysaj bëri mjaft mirë në kualifikimin e Lacios, për këtë foli dhe trajneri Marko Baroni pas ndeshjes.

“Sot ai tregoi se është një lojtar i mrekullueshëm dhe profesionist. Ai gjithmonë ka qenë i gatshëm, ia kisha borxh këtë ndeshje dhe jam i lumtur që luajti me kaq kualitet.

Në zgjedhjet e bëra ai ka qenë jashtë listës, pork a qenë gjithmonë gati. Sot e mëritoi”, u shpreh trajneri i Lacios.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat