Flet si 'verdheblu': Elbasani klub i mirë, për objektivat flasim në maj

Futboll

Flet si 'verdheblu': Elbasani klub i mirë, për objektivat flasim në maj

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 17:52
Ivan Gvozdenoviq 

Trajneri i ri Elbasanit, Ivan Gvozdenoviq ka folur menjëherë pas prezantimit, duke thënë fjalët e tij të para si “verdheblu”.

46-vjeçari serb nuk kursen elozhet për Elbasanin duke thënë se është ekip me cilësi.

Megjithatë, Gvozdenoviq nuk bën premtime, duke theksuar se nuk është i sigurt nëse do ta kapin katërshen e parë apo jo.

“E njoh shumë mirë. Dy-tre herë jemi ndeshur në miqësore, pastaj dhe në kampionat. Në ndeshjen e parë 1:1 në Korçë, këtu 0-0.

E njoh skuadrën, është e mirë dhe ka cilësi. Elbasani është në vendin e pestë, ka 21 pikë. Nuk mund të them është situatë e keqe, është normal, por patjetër do provojmë të bëjmë pak më mirë, kemi tri javë. Tri ndeshje jashtë, do punojmë, do bëjmë maksimumin.

Elbasani është klub i mirë, i madh, me tifozë dhe tradita, me emër. E di që kanë dëshirë të kapin “Final Four”, është e drejtë. Jam këtu vetëm një ditë, nuk mund të them e sigurt që do kapim “Final Four”. Nuk është e pranueshme, nuk është normale.

Do bëjmë maksimumin, do luftojmë për objektivin e klubit, e kapim apo jo objektivin do flasim në maj kur të mbarojë kampionati. Kam besim te skuadra, jam shumë pozitiv, por do flasim javë për javë bashkë dhe do shohim si do dalim”, është shprehur Ivan Gvozdenoviq .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat