Spikat dueli PSG- Liverpool dhe Bayern - Leverkusen

Futboll

Spikat dueli PSG- Liverpool dhe Bayern - Leverkusen

Më: 5 mars 2025 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Mbrëmja e sotme në Champions League do të jetë edhe më spektakolare se ajo e ditës së djeshme.

Kjo pasi në program janë duele mjaft të luftuara për t’u zhvilluara në 2 orare të ndryshme.

Gjithçka do të ngre siparin me duelin mes Feyenoord dhe Interit. Kristjan Asllani me shokë do të synojnë fitoren ndaj holandezve, të cilët vetëm pak javë më parë eliminuan Milanin.

Ndërkohë në ornë 21:00 është rezervuar spektakli i vërtetë në këtë kompeticion. Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen do të sfidohen mes tyre në derbin gjerman. Një duel shumë i luftuar, ku mes tyre do të bëhen llogaritë e fazës “Play-Off”.

Një finale e parakohshme do të jetë edhe përballja mes PSG-së dhe Liverpool, e sfidën që luhet në Paris. Ndërkohë dueli i fundit por jo nga rëndësia është përballja mes Benficas dhe Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat