Kane me shokë ndalën tre pikë

Kombëtarja e Anglisë e ka filluar me fitore fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Anglezët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Shqipërisë, në kuadër të xhiros së parë të Grupit K.
Shqipëria u mundua maksimalisht por nuk ia doli ndaj një kombëtare të fortë siç është Anglia.
Anglia – Shqipëria 2:0
Kartona të verdhë: Gjimshiti.
Shënues: Lewis – Shelly (20'), Kane (77')..
Anglia: Pikford, Walker, Konsa, Burn, Lewis – Shelly (James 90'), Joses (Rogers 74'), Bellingham, Rice (Henderson 82'), Foden (Boven 74'), Kane dhe Rashford (Gordon 74').
Shqipëria: Strakosha (Kastrati 82'), Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, )Pajaziti 78') Bajrami (Broja 64'), Asani (Hoxha 78') dhe Uzuni.
Anglezët janë të papërmbajtshëm ndaj kuqezinjve në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Në minutën e 20-të, futbollisti Jude Bellingham ka asistuar për mrekulli, ndërsa Myles Lewis-Skelly shumë i shpejt që fare nuk ka mundur ta ndalonte Jasir Asani, me mjeshtri e fërfëlloi topin në mes të këmbëve të portierit Thomas Strakoshës, 1:0.
Qazim Laçi në minutën e 27-të del më në fund nga e djathta, pasim i tij devijohet nga Burn i cili çoi topin në traversën e portës së Pickford.
Në minutën e 34-të, fat i madh për Shqipërinë, Jude Bellingham i vetmuar por portieri Strakosha shpëtoi portën duke e ndalur topin me këmbë.
Në minutën e 40-të, Jude Bellingham ka afërsia goditi me kokë por Strakosha mbron me sukses dhe topin e rikthyer e goditi fort Kane fatmirësisht Berat Gjimshiti e bllokoi duke e dëbuar mbi portë.
Burn në minutën e 42-të goditi me kokë e pak Strakosha e pak traversa shpëtoi porta e Shqipërisë.
Në minutën e 77-të, Harry Kane përfitoi nga gabimi i mbrojtjes shqiptare duke realizuar për 2:0.
Portieri Thomas Strakosha në minutën e 82-të u largua nga fusha pas një lëndimi dhe u zëvendësua nga Elhan Kastrati.
Shqipëria e nisi me humbje fazën kualifikuese.