​Kosova ngjitet për dy pozita në renditjen e FIFA-s

Futboll

​Kosova ngjitet për dy pozita në renditjen e FIFA-s

Më: 3 prill 2025 Në ora: 10:35
​Kosova

Pas promovimit nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për dy pozita më lartë në renditjen e re të publikuar nga FIFA, shkruan KosovaPress.

Dardanët tashmë pozicionohen në vendin e 97, teksa Shqipëria zbret një vend duke u renditur në të 66-in pas humbjes nga Anglia dhe fitores kundër Andorrës.

Argjentina pozicionohet në vendin e parë dhe ndiqet nga:

Spanja, Franca, Anglia, Brazili, Holanda, Portugalia, Belgjika, Italia dhe Gjermania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat