Xherdan Shaqiri asiston, Baseli në krye të Kampionatit të Zvicrës

Futboll

Xherdan Shaqiri asiston, Baseli në krye të Kampionatit të Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2025 Në ora: 22:23
Shaqiri me bashkëlojtar feston

Baseli merr kreun e tabelës.

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore me rezultat 2;1 ndaj Grasshoppersit.

Xherdan Shaqiri ka asistuar në minutën e 16-të kur Schmid realizoi për rezultatin 1:0.

Otele shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 40-të.

Futbollisti Morandi shënoi nga penalltia në minutën e 70-të në 2:1.

Kapiteni Xherdan Shaqiri, Leon Avdullahu e Albian Ajeti, janë paraqitur nga minuta e parë.

Ajeti është zëvendësuar në minutën e 74-të.

Pas javës së 30-të në Kampionatin e Zvicrës, Baseli kryeson me 52 pikë, ka një më shumë se Servette dhe Grasshoppers renditet në pozitën e 11-të me 27 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat