Klinsmann: Kane e meriton të jetë ndër favoritët për `Topin e Artë`

Futboll

Klinsmann: Kane e meriton të jetë ndër favoritët për `Topin e Artë`

Më: 7 prill 2025 Në ora: 22:23
Kane

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, ka deklaruar se Harry Kane duhet të konsiderohet ndër pretendentët kryesorë për “Topin e Artë” këtë vit.

Sipas gjermanit, kjo falë paraqitjeve mbresëlënëse të anglezit me Bayern Munich.

Fituesi i Kupës së Botës më 1990 ka thënë se sulmuesi anglez duhet të jetë në mesin e tre pretendentëve për "Topin e Artë”, por ka theksuar se një ecuri e gjatë në Champions League do të ishte thelbësore për shanset e tridhjetë e një vjeçarit.

“Të arrish të paktën në gjysmëfinale, ndoshta edhe ta fitosh Champions, atëherë 'Topi i Artë' bëhet i arritshëm”, është shprehur Klinsmann.

Bayern përballet të martën me Interin në ndeshjen e parë çerekfinale të CHL dhe Kane synon të fitojë trofeun e parë të madh në karrierë. Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur në Bundesliga, Bayern ndodhet gjashtë pikë para Bayer Leverkusen, që është kampion në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat