Klubi kuqezi vendos për drejtorin e ri sportiv

Futboll

Klubi kuqezi vendos për drejtorin e ri sportiv

Më: 25 prill 2025 Në ora: 13:38
Tare

Një tjetër takim është zhvilluar ditën e sotme mes Igli Tares dhe shefit ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlani.

Sipas mediave italiane, takimi i sotëm mes palëve ka qenë mjaft pozitiv, duke afruar më shumë shqiptarin me rolin e drejtorit sportiv te kuqezinjtë.

Pas këtij takimi, Tare ka “parakaluar” në garë të gjithë kandidatët e tjerë, duke u kthyer në të preferuarin e Milanit.

Ai ka biseduar me Furlanin në lidhje me çështjet teknike, por edhe për trajnerin e ri, i cili do të pasojë atë aktualin, Sergio Conceicaon.

Tashmë është në dorën e klubit kuqezi të vendosë për drejtorin e ri sportiv, vendim i cili do të vijë javën e ardhshme.

Kujtojmë se një rival i fortë i Tares për këtë rol te Milani, është drejtori sportiv i Atalantës, Tony D'Amico.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat