Vllaznia “kërcënon” Dinamon me Bekim Balajn

Futboll

Vllaznia “kërcënon” Dinamon me Bekim Balajn

Më: 2 maj 2025 Në ora: 10:19
Bekim Balaj

Bekim Balaj është padiksutim një ndër protagonistët kryesorë të këtij sezoni në futbollin shqiptarë.

Sulmuesi shkodran po udhëheq Vllazninë drejt titullit kampion, ndërsa me fanellën e kuqe këtë sezon ka mundur të shënojë gola vendimtarë.

Saktësisht në sezonin e rregullt të Superiores e ka gjetur rrugën e rrjetës në 17 raste, duke vendosur kështu firmën e tij në 17 nga 54 golat e shënuar nga shkodranët. Tashmë deri në fund për të shpallur edhe skuadrën kampione kanë ngelur edhe 2 ndeshje.

Pikërisht 2 ditë para gjysmëfinales me Dinamon, Vllaznia ka bërë një postim për Bekim Balajn dhe ku tregon golat e shënuar.

Ndërkohë shkruajnë se kapiteni është më i motivuar se kurrë për “Final – Four”.

Kujtojmë se sfida me Dinamon do të luhet ditën e dielë në orën 20:00. Sfidë e parashikuar të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” dhe fituesi i këtij çift do të kualifikohej për finalen e madhe të 12 majit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat