Sermaxhaj: Nuk është vetëm një objektiv i arritur 

Futboll

Sermaxhaj: Nuk është vetëm një objektiv i arritur 

Nga: K.G. Më: 10 maj 2025 Në ora: 19:12
Genc Sermaxhaj

Kryetrajneri i Kikës së Hogoshtit, Genc Sermaxhaj, ka arsyet të madhe që të mburret, për faktin se sot edhe zyrtarisht ka siguruar ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës.

“Zyrtarisht KF Kika edhe sezonin tjetër në Ligën e Parë!

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të lojtarëve, bordit drejtues, dhe bashkëpuntorëve të mi.

Qëndrimi në Ligën e Parë nuk është vetëm një objektiv i arritur, por një dëshmi e forcës, karakterit dhe përkushtimit!”, ka shkruar Sermaxhaj.

Kika është në vend të shtatë me 29 pikë në Ligën e Parë, Grupi B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat