Egnatia favorite përballë shkodranëve

Futboll

Egnatia favorite përballë shkodranëve

Më: 11 maj 2025 Në ora: 12:27
Vllaznia - Egnatia

Vllaznia dhe Egnatia do të përballen më 12 maj për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të Superiores.

Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 20:00.

Një duel i cili pritet të jetë i zjarrtë, pasi Egnatia kërkon titullin e dytë radhazi. Në krahun tjetër, Vllaznia kërkon këtë trofe pas 24 vitesh, madje përflitet për masivitet shkodranësh në stadiumin e kryeqytetit.

Përsa i përket statistikave, bazuar në 21 ndeshjet e fundit, Egnatia është favorite.

Kjo për shkak se në këto 21 duele, rrogozhinasit kanë triumfuar 9 herë. 4 herë të tjera ka triumfuar Vllaznia dhe 8 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat