Serbët çarten, në Novi Pazar brohoritet para Zvezdës: Kosova nuk do të kthehet, tani është shqiptare!

Futboll

Serbët çarten, në Novi Pazar brohoritet para Zvezdës: Kosova nuk do të kthehet, tani është shqiptare!

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2025 Në ora: 23:44
Pamje nga atmosfera në Novi Pazar

Tifozët e Novi Pazarit ia kthejnë fuqishëm shovenistëve serbë.

Brohoritje në Sanxhak, në staidumin e Novi Pazarit në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës, i kanë çartur serbët.

Media serbe “Sportal” ka shkruar me nervozizëm mes të tjerash: “Në mes të Serbisë brohoritet Kosova nuk do të kthehet, tani është shqiptare! Tifozët vendas i tejkaluan të gjitha kufijtë duke brohoritur Kosova është pjesë e Shqipërisë.

Në një ndeshje që përfundoi me tensionone dhe barazim 3:3, por edhe me shumë lëvizje të shkëlqyeshme futbolli dhe emocione, 

‘Torcida e Sanxhakut’, një grup i organizuar tifozësh, hodhën fishekzjarre dhe bomba tymi në fushë, për të valëvitur flamuj turq dhe për të ndërprerë ndeshjen disa herë, ata tashmë goditën kufijtë e vendit tonë me një këngë:

Kosova tani është shqiptare, dëgjoni "Delije", dëgjoni "Grobari", Kosova nuk do të kthehet”, thuhej në tekstin e këngës nga tifozët, e cila u pranua edhe nga palët e tjera të Novi Pazarit dhe nga Stadiumi i Qytetit”.

Nga ana tjetër tifozët famëkeq “Delije” provokuan "Kosova është Serbi" drejt fundit të takimit në Novi Pazar.

Këta famëkeq morën kundërpërgjigje nga vendasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat