Vdekja e ish-presidentit, ja çfarë do të ndodh me Interin në finalen e Championsit

Futboll

Vdekja e ish-presidentit, ja çfarë do të ndodh me Interin në finalen e Championsit

Më: 31 maj 2025 Në ora: 15:05
 Ernesto Pelegrinit

“Sonte, në finalen e Ligës së Kampioneve, Interi do të luajë me shirita të zinj në krahë në nder të Ernesto Pelegrinit.”

Kjo është deklarata zyrtare dhe zikaltërit do të nderojnë ish-presidentin, i cili ndërroi jetë sot.

Ai ishte arkitekti i të ashtuquajturit ‘Scudetto i rekordeve ‘ në sezonin 1988-89, i fituar me 58 pikë nga 68 të mundshme (në atë kohë çdo fitore vlente 2 pikë).

Menaxhimi i tij u karakterizua nga blerjet e gjermanëve Rumenige, Lotar Mateus, Klinsman dhe Brehme.

Trofeu i fundit i fituar nga ekipi zikaltër nën drejtimin e tij ishte Kupa UEFA e fituar në vitin 1994, duke mposhtur Salcburgun në finale. Në shkurt të vitit 1995, ai la postin e presidentit dhe ia shiti aksionet e tij të kompanisë Masimo Moratit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat