Maqedonia në presionin e belgëve 

Futboll

Maqedonia në presionin e belgëve 

Nga: K.G. Më: 5 qershor 2025 Në ora: 23:30
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut me kapitenin Enis Bardhi zhvilloi sonte seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme (20.45) me Belgjikën.

Kjo ndeshje luhet në Shkup dhe është e xhiros së tretë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. 

Djelmoshat e selektorit Blagoja Milevskit sonte kanë provuar disa nga taktikat me të cilat do të përpiqen të arrijnë një rezultat pozitiv kundër Belgjikës.

Maqedonia e Veriut është gati për ndeshjen por e ka presionin e madh kur dihet se çfarë emra të mëdhenj ka Belgjika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat