Hyseni ka rritur ambiciet te Llapi

Futboll

Hyseni ka rritur ambiciet te Llapi

Nga: K. G. Më: 12 qershor 2025 Në ora: 16:34
Hyseni

Llapi i Podujevës ka përforcuar radhët e veta me sulmuesin Hasan Hyseni. 

Llapi synon të përforcohet sa më shumë me synime për të luftuar për trofe. 

“Hasan Hyseni pjesë e Llapit për edicionin 2025/26!

Klubi futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Hasan Hyseni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për edicionin garues 2025/26.

28-vjeçari vjen nga skuadra e Feronikeli '74, ku gjatë edicionit të fundit regjistroi 30 paraqitje, duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime.

Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça '89, Malisheva dhe Drenica, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë e një sulmuesi të rrezikshëm dhe të shpejtë.

I njohur ndryshe si ‘Cani’, Hyseni konsiderohet si një nga futbollistët më të shpejtë në Superligë. Shpejtësia e tij e jashtëzakonshme pritet të jetë një armë shtesë në fazën tonë sulmuese për edicionin e ri.

‘Cani’ – mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, ‘Zahir Pajaziti’! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër!”, njofton KF Llapi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat