​Sot shpaloset kalendari i ​Sot shpaloset kalendari i Premier League 2025-26Premier League 2025-26

Futboll

​Sot shpaloset kalendari i ​Sot shpaloset kalendari i Premier League 2025-26Premier League 2025-26

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Ndeshjet e Premier League për sezonin 2025-26 do të publikohen sot duke nisur nga ora 10;00. Publikimi i kalendarit shënon nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, vetëm pak javë pasi Liverpooli i Arne Slot fitoi titullin në fund të sezonit të kaluar, shkruan KosovaPress.

Tifozët do të mund të shohin se cilat ndeshje i presin ekipet e tyre të preferuara në fillim të kampionatit, gjatë periudhës festive dhe në javët vendimtare të sezonit.

Sunderland është kthyer në Premier League për herë të parë që nga sezoni 2016-17, pasi fitoi ngjitjen përmes fazës play-off. Leeds United u rikthye pas dy vitesh mungesë, si kampion i Championship. Burnley gjithashtu u kthye menjëherë pas rënies, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre të nëntë në elitë.

Sezoni i ri do të nisë të shtunën, më 16 gusht 2025, ndërsa raundi i fundit do të luhet të dielën, më 24 maj 2026. Në total do të ketë 33 fundjava loje dhe pesë raunde mesjavore.

Sezoni i ri pritet me entuziazëm, teksa të gjitha 20 klubet do të nisin ëndrrën për sukses dhe surpriza në muajt që pasojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat