Arbitrat shqiptarë drejtojnë të enjten ndeshjen Anderlecht - Hacken

Futboll

Arbitrat shqiptarë drejtojnë të enjten ndeshjen Anderlecht - Hacken

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 13:40
Eldorjan Hamiti

Ndeshja mes Anderlecht (BEL) dhe Häcken (SWE), e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Europa League, do të gjykohet nga një trupë arbitrash shqiptarë.

Eldorjan Hamiti është gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj do të jenë asistentët e tij. Erjon Bastari është caktuar si arbitër i katërt.

Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në Belgjikë, në stadiumin “RSC Anderlecht Stadium”, në orën 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat