Dikur shkëlqente në Maqedoni, sot i bashkohet Ferizajt

Futboll

Dikur shkëlqente në Maqedoni, sot i bashkohet Ferizajt

Nga: K.G. Më: 23 korrik 2025 Në ora: 20:35
Mexhit Neziri

Mexhit Neziri është emër i njohur jo vetëm në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti zyrtarisht i bashkohet skuadrës së Ferizajt.

Ferizajasit me krenari konfirmojnë përforcimin.

“Klubi jonë zyrtarizon afrimin e radhës – Mexhit Neziri, mbrojtës me përvojë i cili do të përforcojë repartin tonë defanziv për sezonin 2025/26.

Me një karrierë të pasur në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, Neziri vjen pas paraqitjeve të rëndësishme me Shkëndijën, Renovën, Strugën dhe klube jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat