Frei befason për Avdullahun kur pyetet se a duhet të luajë për Kosovën apo Zvicrën

Futboll

Frei befason për Avdullahun kur pyetet se a duhet të luajë për Kosovën apo Zvicrën

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2025 Në ora: 23:49
Alex Frei

Ende nuk dihet se për cilin ekip kombëtar do të luajë Leon Avdullahu në të ardhmen. 

Çfarë mendon golashënuesi rekordmen zviceran, ish futbollisti Alex Frei për lojtarin e Hoffenheimit, Leon Avdullahu?

Alex Frei tha për mediumin zviceran “Blick”: "Pyetja nëse ai dëshiron të luajë për Zvicrën apo Kosovën në të ardhmen është diçka që ai duhet ta përgjigjet vetë. 

Jam i sigurt: Mundësia për të luajtur një rol të mirë për ekipin kombëtar të Zvicrës në të ardhmen është shumë e lartë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat