Rexhbeçaj e Muriqi shënojnë për fitoren e madhe
Kombëtarja e Kosovës shijon fitoren e parë në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Djelmoshat tanë me lojë e rezultat tronditën Suedinë me shumë yje, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Pas humbjes të premten e kaluar në Basel me rezultat 4:0 nga Zvicra, djelmoshat Dardanë sonte treguan tjetër fytyrë, tjetër lojë, një fitore të madhe dhe duke treguar se humbja e thellë në Basel ishte më shumë një mbrëmje e keqe.
Selektori i Kosovës, Franco Foda me futbollistë sonte bënë krenarë gjithë Kosovën dhe shqiptarinë.
Kosova – Suedia 2:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 12.500.
Shënues: Rexhbeçaj (26’), Muriqi (42').
Kartona të verdhë: Muric, Aliti, Emërllahu, Jashari - Bernhardsson, Krafth, Isak.
Karton i kuq:: Emërllahu (Pas dy të verdhëve).
Kosova: Muric; Vojvoda, Dellova, Aliti, Gallapeni; Zabërgja, Avdullahu, Rexhbeçaj (Emërllahu 85'), Muslija (Hoxha 90+3'); Muriqi (Asllani 59'), Rrahmani (Jashari 59').
Suedia: Olsen; Ekdal (Krafth 66'), Hien, Gudmundsson; Saletros; Bernhardsson (Nygren 62'), Larsson (Nanasi 46'), Ayari, Svensson (Sema 46'), Elanga (72'), Gyokeres.
Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqi me golat e realizuar ndezën atmosferën si vullkan.
Yjet e Suedisë Viktor Gyökeres, Alexander Isak, Hugo Larsson etj. Kokulur lëshuan stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova u paraqit pa kapitenin Amir Rrahmanin, Edon Zhegrovën, Milot Rashicën e Florent Hadërgjonajn.
Në minutën e 10-të, Albion Rrahmani ballë për ballë me portierin Olsen dhe në vend që të shënojë ai gjuan jashtë portës së djathtë.
Në minutën e 26-të shpërthen stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Elvis Rexhbeçaj i vetmuar por goditja e të cilit u ndal nga portieri por prapë në këmbën e tij dhe përfundoi në rrjetë, 1:0.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë (42’) kundërsulm i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani asistoi deri të Vedat Muriqi i cili nga rreth 17 metra goditi bukur e fuqishëm duke shënuar në këndin e djathtë, 2:0.
73” Fat i madh për Suedinë, Muslija lirohet bukur e nga rreth 15 metra goditi bukur, për fat të keq të tij, topi për pak centimetra shkoi jashtë shtyllës së djathtë të poshtëm.
Në minutën e 89-të Florent Muslija i vetmuar por goditja e tij ndalet ne trupin e portierit Solden.
Në grupin B Zvicra kryeson me 6 pikë, pasojnë Kosova me 3, Suedia 1 dhe Sllovenia 1 pikë.