Sot derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Sot derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 14:11
Struga Trim Lum

Në orën 15.30 do të përballen dy skuadrat më të mira shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Struga Trim Lum – Shkëndija.

Ndeshje e vlefshme e  javës së gjashtë.

Sezoni i tretë te Struga Trim Lum po rezulton të jetë shumë i suksesshëm për sulmuesin Bassirou Compaore.

Sulmuesi nga Burkina Faso ka shënuar në të gjitha 5 ndeshjet, derisa në dy të fundit ai kishte realizuar “dopieta”….

Bassirou Compaore po kalon momentet më të bukura, prej kur se i njëjti i është bashkuar Struga Trim Lum në verën e vitit 2023. Sulmuesi nga Burkina Faso në 5 ndeshjet e këtij sezoni ka regjistruar 7 gola, duke udhëhequr skuadrën drejt fitoreve në këtë fillim sezoni.

Lidhur me këtë ecuri pozitive të skuadrës, Compaore, thotë se kjo ka të bëjë tërësisht me mentalitetin dhe punën e palodhur të skuadrës, si gjatë përgatitjeve, ashtu edhe gjatë stërvitjeve para çdo ndeshje.

“Mendoj se ky sukses, duke fituar 5 ndeshje nga 5, ka të bëjë tërësisht me mentalitetin dhe punën e palodhur të skuadrës, si gjatë përgatitjeve zyrtare, ashtu edhe gjatë stërvitjeve që i bëjmë para çdo ndeshje.

Edhe pse nuk kishim shumë kohë në disponim për ndeshjen kundër Shkëndijës, megjithatë besoj se jemi të gatshëm për ti sfiduar seriozisht edhe kampionët”. – u shpreh fillimisht sulmuesi ynë Bassirou Compaore, që është në formë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi nga Burkina Faso në 5 ndeshjet e deritanishme ka regjistruar 7 gola në 5 ndeshje, duke qenë lider absolut edhe në listën e golashënuesve.

Ai për këto arritje falënderon edhe Zotin, por edhe dëshirën për të punuar në vazhdimësi.

“Jam i motivuar të bëj gjithmonë më shumë në çdo ndeshje. Është kjo pjesa ime, ndërsa për pjesën tjetër kujdeset Zoti” –  u shpreh në vijim të intervistës, Comapore, i cili në pyetjen nëse do shënonte edhe nesër kundër Shkëndijës, u përgjigj:

“Nuk më pëlqen të bëj parashikime para ndeshjeve, por do të luaj si zakonisht për të ndihmuar ekipin të fitojë. Kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Për Compaore, është ky edicioni i tretë që po luan me Struga Trim Lum, ku deri më tani ka regjistruar gjithsej 60 paraqitje dhe 16 gola të shënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat