Refuzon shtetin e tij Argjentinën, për të luajtur me Real Madridin

Futboll

Refuzon shtetin e tij Argjentinën, për të luajtur me Real Madridin

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 15:00
Franco Mastantuono

Futbollisti më i ri i Real Madridit, Franco Mastantuono ka refuzuar Kombëtaren e Argjentinës.

Mastantuono ka refuzuar shtetin e tij për të qëndruar te Real Madridi.

Argjentina U20 publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e Kupës së Botës, por aty nuk figuroi emri i 18-vjeçarit.

Lojtari i cili shpeshherë po luan si startues te klubi spanjoll në këtë fillim të sezonit – ka preferuar të qëndroj në Real Madrid dhe të përshtatet me skuadrën.

Argjentinasi firmosi me Real Madridin gjatë afatit kalimtar të verës nga River Plate për 45 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat